Nëse doni që fëmijët t’i largoni nga celularët dhe mbase edhe t’i orientoni në karrierë, atëherë blerja e një kitare për dhuratë është gjë e duhur.
Në tregun online gjeni kitara të thjeshta e të lira deri tek ato profesionale. Gjeni edhe akordues për telat e kitarës.
Kësaj here kemi eliminuar kitarat lodra dhe platforma SaKushton ka krahasuar e analizuar çmimet e tyre.
Kitarën më të lirë e gjeni në marketin online GjirafaMall. Është për fëmijë, pra e vogël 21 inch dhe me ngjyrë të kuqe. Është e brendit Viga dhe me zbritje kushton 32.99 euro. Çmimi i rregullt është 42.78 euro.
E në Foleja, një të madhësisë së ngjashme e gjeni për 39 euro. Është e markës Lexibook.
Në këtë dyqan gjeni më së liri edhe kitarën e madhësisë standarde. Është për fillestar, e brendit NN-BD dhe kushton 57 euro me zbritje.
Për pak më shumë, 60 euro, mund të porosisni kitarën akustike V-Tone AG, e përshtatshme për të gjitha nivelet.
Një të kësaj firme, në Foleja mund ta merrni edhe si set. Vjen me këllëfin e vet, pastaj me amplifikator për zë më të fuqishëm, tuner, rrip dhe kabllo e tela rezervë. Seti kushton 150 euro me zbritje nga 180 euro sa është çmimi i rregullt.
Kitara më e shtrenjtë ofrohet po në Foleja. Është e brendit Yamaha dhe kushton 249 euro.
Nëse e blini veç kitarën, atëherë ju duhet edhe një akordues për tela.
Këtë më së liri mund ta porosisni në GjirafaMall për 7.99 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU