Jeni futur në pikun e verës dhe nuk keni vendosur klima nëpër shtëpitë e juaja? Edhe tash ka zgjidhje, bile shumë të lirë.
Në tregun online gjeni klima portative, që mund t’i lëvizni sipas nevojës, për vetëm 66.92 euro.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre në tregun online.
Pra, klima portative më e lirë mund të porositet në dyqanin online Gjirafa50. Kushton 66.92 euro, është e brendit polak Mesko dhe ka kapacitet 350 vat. Ka të kombinuara tri funksione: ftohjen, pastrimin dhe lagështimin e ajrit. Për këtë është e pajisur edhe me një rezervuar uji me vëllim 4 litra. Është më se e mjaftueshme për dhomën ku e vendosni.
Klimë të lirë gjeni edhe në PemaMall. Për 75 euro mund të porosisni klimën e brendit kinez Europrinty. Ka kapacitet për ftohur hapësirë mes 14 dhe 22 metra katrorë, varësisht prej temperaturës që mbretëron dhe që kërkoni. Po ashtu ka sistem të ftohjes, thatësisë dhe flladitjes.
Në 75Mall, klima portative më e lirë kushton 369 euro. Ka kapacitet prej 2600 vat dhe gamë të përcaktimit të temperaturës prej 16 deri në 30 gradë celsius. Është e brendit APC, modeli.
Në Aztech, gjeni po ashtu klimë portative të këtij brendi, por të modelit 12, pra pak më e madhe dhe më e shtrenjtë. Kushton 499 euro.
Klima më e shtrenjtë portative në tregun online mund të porositet në Gjirafa50. Është e brendit Sencor dhe kushton 617.54 euro. Ka fuqi 1600 vat dhe klasa e shpenzimit të energjisë është A.
Për të parë më shumë, kliko KËTU