Koha për shall – zgjidhni mes atyre për pak euro e deri në mbi 3.300 euro – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Koha për shall – zgjidhni mes atyre për pak euro e deri në mbi 3.300 euro

08.12.2024

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Është koha për të vënë një shall, kushdo. Në tregun online gjeni shalle të ndryshëm, të hollë, mesatar e shumë të trashë.

Ka për fëmijë e të rritur dhe të tillë që shkojnë deri në mbi 3.300 euro! Po 3.300 dhe atë me zbritje.

Platforma Sakushton ka krahasuar e analizuar çmimet e tyre.

Shallet më të lira i gjeni në GjirafaMall. Janë shumë të hollë dhe në fakt nuk janë shumë për këtë periudhë kohore. Kushtojnë rreth 3 euro, por s’do të koncentrohemi tek ata.

E një shall i hollë i Art of Polo, në GjirafaMall e gjeni për 5.85 euro. Është kryesisht i zi me disa lule si dizajn. Në këtë dyqan për më pak se 6 euro gjeni edhe disa shalle njëngjyrësh.

Një më i trashë, për të rritur në GjirafaMall mund ta blini për 13.49 euro. Është i zi dhe i brendit Jack&Jones.

Në 75Mall, më së liri mund të porosisni një shall për vajza. Është ngjyrë rozë dhe kushton 6.95 euro, kurse një i ngjashëm për djem, kushton 7.95 euro.

Në këtë dyqan, shallet për të rritur nisin nga 8.95 euro.

Në Foleja, shalli më i lirë është një për femra. Në fakt është për mbulim të tërë kokës dhe kushton 14 euro.

E shalli më i lirë për qafë, në Foleja kushton 16.90. Është për meshkuj, i trashë dhe i brendit Norway. Një i hollë i markës Antony Morato kushton 19.4 euro.

Në Foleja i gjeni shallet më të shtrenjtë. Për shembull një për meshkuj i brendit Dolce&Gabbana, ngjyrë kafe kushton 168.40 euro me zbritje. Çmimi i rregullt është 198 euro.

E tash për shallin “sa një veturë”. Në Foleja gjeni një shall për femra të brendit Dolce&Gabbana për plot 3.360 euro. Dhe kjo me zbritje, pasi çmimi i rregullt në fillim ishte 4.044 euro. Është i gjelbër me të verdhë, me material 100 për qind gëzof dhe ka përmasa 155 cm x 35 cm. Për më shumë, shikoje KËTU.

Për të parë më shumë shalle, kliko KËTU