Koha për syze të diellit – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Koha për syze të diellit – ku i gjeni më së liri

06.03.2025

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Dimri po shkon e rrezet e diellit po shtohen e forcohen. Çka ju duhet më shumë në këtë kohë se syzet e diellit?

Është mirë t’i mbroni sytë, por edhe janë “style”.

Në tregun online ka lloj-lloj syzesh të diellit, duke nisur nga pak euro ato për fëmijë e deri në 500 euro gati.

Platforma SaKushton ka krahasuar e analizuar çmimet e tyre.

Syzet më të lira mund t’i porosisni në marketin online 75Mall. Janë për fëmijë dhe të markës Pokey. Janë të kaltra me pak bardh e me lentë të zezë. Kushtojnë 12 euro.

Për pak më shumë, 19.90 euro, në këtë dyqan mund të porosisni syzet Force Free. Ofrohen disa ngjyra dhe janë për meshkuj e femra.

Në GjirafaMall, syzet më të lira kushtojnë 21.99 euro. Janë të brendit Vuch Buddy dhe vijnë me xham të polarizuar.

E në Foleja, syzet më të lira kushtojnë 37 euro. Janë me xhama anti-refleks, unisex dhe të markës 4f.

Tash të shohim pak syze më të shtrenjta.

Në Foleja, syzet më të shtrenjta kushtojnë 188 euro nga 220 euro sa ishte më parë çmimi i tyre. Janë të brendit Serengeti, janë për të dy gjinitë dhe ngjyrë kafe.

E në GjirafaMall, syzet më të shtrenjta mbajnë çmimin 471.50 euro, po ashtu me zbritje. Janë Lenovo dhe janë edhe ‘smart’. Janë për meshkuj dhe të zeza.

Për të parë më shumë, kliko KËTU