Kolagjen si suplement ushqimor – ku e gjeni më së liri

18.07.2022

Shperndaje:

Kolagjeni është proteina në sasinë më të madhe në organizëm, veçanërisht tipi 1 i tij. Kolagjeni gjendet në muskuj, kocka, lëkurë, enë të gjakut, sistem tretës dhe ligamente.

Me kalimin e viteve, niveli i kolagjenit në trupin e njeriut bie, andaj përmes shtesave që mund t’i porosisni edhe në tregun online, duhet të mbani këtë balancë.

Në mungesë të kolagjenit, vie deri te plakja më e shpejtë e organeve, rrudhat në fytyrë e rënia e flokëve.

Kolagjenin, si një nga përbërësit kryesorë në organizëm, mund ta gjeni si suplement ushqimor ose kozmetik – kremë.

Platforma SaKushton ka analizuar kolagjenin si suplement ushqimor, që mund ta blini në formë të tabletave apo të pluhurit.

Pakon më të lirë të kolagjenit mund ta porositni në Gjirafa50. Është e brendit turk Naturagen dhe pakoja me 60 tableta kushton 12.44 euro. Nëse i merrni nga dy tableta në ditë, aq sa preferohet për të rriturit, atëherë kjo do t’ju mjaftojë për një muaj.

Tabletat e brendit Voonka, në kutinë me 62 copë, në këtë dyqan mund t’i porositni për 12.50 euro.

Tabletat më të shtrenjta të kësaj proteine i gjeni po në Gjirafa50. Ato të brendit HealthAid, 60 copë, kushtojnë 29.99 euro.

Për më shumë, kliko KËTU