Kolltukët janë diçka që edhe nuk kanë nevojë të kombinohen me mobilet tjera në dhomë të ndenjës apo të fjetjes.
Mund të blini një kolltuk thjeshtë sa për të krijuar më shumë hapësirë ndenjëse apo edhe për dekor.
Gjeni edhe kolltuk për fëmijë, pra për dhoma të fëmijëve. Produktin mund ta gjeni edhe me fjalën kyç “fotele”.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Më së liri e gjeni një kolltuk për fëmijë. Në marketin online 75Mall, gjeni kolltukun e vogël, të mbështjellë e material me ngjyra. Nga 44.90 euro mund ta porosisni për 29.90 euro. Njihet si Buba fotele.
Në këtë market, kolltukun më të shtrenjtë për fëmijë e gjeni për 44.90 euro. Është ngjyrë rozë.
Në Jysk, gjeni shumë zgjidhje për kulltukë të mëdhenj. Më i liri kushton 80 euro. Ka këmbë druri, me mbështetëse të dorës të rrumbullakta. Ulësja dhe mbështetësja e shpinës janë prej lëkurës ngjyrë krem. Është i brendit Tilst.
Mes zgjidhjeve pa fund, kolltuku më i shtrenjtë kushton 399.99 euro. Është nga materiali ngjyrë hiri dhe i brendit Aarhus.
Për të parë më shumë, kliko KËTU