Komodinë shtrati – ku e gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

main

Komodinë shtrati – ku e gjeni më së liri

23.07.2023

Shperndaje:

Jo çdokush e ka dhomën e fjetjes të porositur në një mobileri dhe ku nuk i mungon asgjë.

Ata që i kanë blerë ndaras, për shembullin, shtratin dhe janë në kërkim edhe të një komodine, zgjidhje ka me bollëk.

Platforma SaKushton ua sjell ofertat më të mira.

Në tregun online mund të gjeni komodinë shtrati edhe për 40 euro. Me këtë çmim mund ta porosisni në Jysk. Është një komodinë me një sirtar dhe një hapësirë bosh poshtë. Është e bardhë dhe e brendit Tapdrup.

Në fakt, me këtë çmim i gjeni edhe 3-4 lloje të tjera të komodinave në Jysk.

Komodinën më të shtrenjtë në këtë dyqan, ku mund të blini fizikisht dhe të porositni online, e gjeni për 100 euro. Është e bardhë, me platformën lart ngjyrë druri. Ka një sirtar dhe një dollap poshtë. Është e brendit Markskel.

Komodina të shtratit gjeni edhe në 75Mall. Komodina më e lirë është ajo e emërtuar Porto. Emri i prodhuesit nuk është specifikuar. Ka një hapësirë bosh lartë dhe një sirtar poshtë. Ka ngjyrë krem dhe kushton 49.90 euro.

Komodina më e shtrenjtë në këtë dyqan kushton 89.90 euro. Është emërtuar Sirius, ka gjerësi 42 cm, kurse lartësi e thellësi 46 cm. Këmbët prej druri i ka të theksuara, ndërkohë pjesën ballore e ka ngjyrë ari.

Për të parë më shumë, kliko KËTU dhe KËTU