Apple IMac 24″ – ku e gjeni më së liri

18.05.2022

Shperndaje:

I lehtë veç 4.4 kg, i palosshëm si laptop, i hollë “1 gisht” dhe me shumë mundësi përdorimi. Ky është kompjuteri Apple IMac 24 inch, të cilin prodhuesi e ka emërtuar edhe si “All in one” (Të gjitha në një).

Është produkt i lansuar vitin e shkuar dhe në tregun online ofrohen disa lloje, me specifika të ndryshme.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Kompjuterin më të lirë Apple IMac me ekran 24 inch e gjeni Gjirafa50. Kushton 1.438.70 euro dhe ka ngjyrë rozë. Kompjuteri është i pajisur me ekran Apple iMac 24 4.5K Retina AiO me një diagonale 23.5″ dhe rezolucion 4.5K prej 4480 × 2520 piksel. Performanca është e ndërtuar në një procesor 8-bërthamor M1 me një GPU 7-bërthamësh dhe një Motor Neural 16-bërthamor. Po ashtu, procesori përfshin 8 GB RAM dhe 256 GB SSD memorje të brendshme. Kompjuteri posedon kamera të integruar FaceTime HD 1080p dhe komunikim përmes lidhjeve wireless WiFi. Ka edhe shumë karakteristika të tjera.

Në PemaMall, i njëjti model, por ngjyrë kaltër e çelët, ofrohet me 3 për qind zbritje dhe kushton 1.699 euro. Karakteristikat i ka të njëjta.

Kompjuterin më të shtrenjtë të këtij modeli e gjeni në Gjirafa50. Kushton 1,876.50 euro dhe vjen ngjyrë rozë. Ka ma shumë memorje të brendshme – 512 GB.


Për të parë më shumë, kliko KËTU