Kompresor – ku e gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Kompresor – ku e gjeni më së liri

29.06.2022

Shperndaje:

Për aq pak sa kushton nuk ia vlen të rrezikohet e të merrët udhë. Secila veturë është mirë ta ketë një kompresor, që në rast të shfryrjes së gomës, ta fryjë atë dhe të vazhdojë udhëtimin apo edhe të shkojë deri te servisi më i afërt. Disa vetura, më të reja, edhe i kanë të integruara kompresorët.

Në tregun online janë disa lloje të kompresorëve, që lidhen në portën e çakmakut të cigares në veturë dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Janë disa të lirë e të thjeshtë e disa me të shtrenjtë, por me më shumë opsione.

Kompresorin më të lirë e gjeni në dyqanin PemaMall. Është i brendit IconBit dhe kushton 13.5 euro. Ka kabllo të gjatë mjaftueshëm për të mbërritur te secila rrotë dhe e gjitha që duhet të bëni është ta vëni veturën në kontakt, ta fusni kabllon në portën ku është çakmaku i veturës dhe të fryni gomën. Presioni maksimal është 80 PSI.

I njëjti kompresor, në Gjirafa50 kushton 14 euro.

(Për kompresor IconBit, kliko KËTU)

Në tregun online mund të porosisni edhe kompresor pak më digjital, si ata Xiaomi.

Në 75Mall, mini kompresorin Xiaomi mund ta porosisni me zbritje, 39.90 euro. Çmimi i rregullt është 54.90 euro. Është pa kabllo, funksionon me bateri dhe koha e karikimit të saj është 3 orë. Ka presion të ajrit deri në 150 PSI.

Në Gjirafa50, një lloj tjetër kompresori i Xiaomit, me fuqi më të madhe, 1S, kushton 67.50 euro. Kapaciteti i presionit shkon deri në 150 PSI.

(Për kompresor Xiaomi, kliko KËTU)