Kontroller për video-lojëra – ku e gjeni më së liri

25.04.2023

Shperndaje:

Kontrolleri apo “xhestik” siç edhe mund të njihet te disa, është pjesa ndoshta më e rëndësishme për video-lojëra.

Në treg ka lloje të ndryshme të kontrollerëve për lojëra të ndryshme. Natyrisht kjo pajisje është shpenzuese, meqë prishet gjatë përdorimit dhe nëse jeni adhurues i madh i këtij lloj argëtimi, iu bie ta ndërroni më shpesh.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre në tregun online.

Kontrollerin më të lirë e gjeni në PemaMall. Është për Xbox, prodhim kinez dhe kushton 5.80 euro.

Për 8.90, në këtë dyqan e gjeni kontrollerin White Shark Hunter.

Kontrollerin më të shtrenjtë në PemaMall e gjeni për 42.99 euro. Është i bardhë dhe shërben për SonyPlaystation 3 dhe 4. Është i brendit White Shark.

Shumë lloje gjeni edhe në Gjirafa50. Më i liri është një i brendit Savio Rage dhe kushton 28.95 euro.

Kontrolleri më i shtrenjtë në këtë dyqan është ai për SonyPlaystation 5, DualSense. Është ngjyrë e kuqe dhe kushton 113.57 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU