Korset dhe hellanke – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Korset dhe hellanke – ku i gjeni më së liri

20.02.2024

Shperndaje:

Dimri po përfundon dhe është koha për të ndërruar ngadalë edhe gardërobën. Patjetër se në gardërobën e pranverës te femrat duhet të bëjnë pjesë dhe hellanket apo getet dhe korsetet.

Në tregun online gjeni shumë zgjidhje, sidomos për hellanke.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Në kërkimin online, korsete gjeni në SunaSaport. Më e lira kushton 28 euro. Është komplet e bardhë me viza të shenjës së Adidasit të zeza. Për të njëjtin çmim e gjeni edhe korsetin e zi.

Për 32 euro, e gjeni një korset komplet të zi të brendit Nike, ndërkohë për 40 euro, një korset Bra. Është kombinim mes hirit dhe të zezës.

E hellanke, gjeni shumë më shumë. Më të lirat i gjeni në Gentli. Janë të shkurtra, të brendit Steve Madden dhe ofrohen disa ngjyra. Copa kushton 14.90 euro.

Në SunaSport, hellanket më të lira janë ato të Pumas. Janë të gjata dhe kryesisht të zeza me pak bardhë anash. Kushtojnë 26.40 euro.

Në InterSport, më të lirat hellanke mund t’i porosisni për 30 euro. Janë Adidas, të zeza me pak bardhë anash.

Po ashtu, në InterSport i gjeni edhe hellanket më të shtrenjta. Janë të Adidasit dhe kushtojnë 60 euro. Janë komplet të zeza.

Për të parë më shumë hellanke, kliko KËTU e për korsete, KËTU