Çka ju duhet më shumë për kopshtin në këtë sezon, se sa një kosë apo kositëse bari?
Dhe pse njëra njihet si kosë e tjetra kositëse?
Kosë është ajo e dorës, që vjen me bisht dhe teh, ndërkohë kositëse është pajisja, meqë llogaritet se kryen gati gjithë punën vetë. Ka kositëse elektrike dhe me benzinë dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Fillimisht të prezantojmë kosat e dorës dhe pjesët për të.
Më së liri e gjeni një kosë të vogël, lloj drapri. Është e shkurtër 30 cm dhe kushton 15.99 euro. E gjeni në dyqanin online Gjirafa50.
Nëse kërkoni kosë të madhe, atëherë tehun duhet ta blini ndaras e bishtin ndaras. Tehu më i lirë kushton 21.59 euro. Është 50 cm e gjatë dhe i brendit Emel, derisa bishti më i lirë kushton 15.99 euro.
Gjeni edhe pjesë për kosë, si unazë, anvil që shërben për rrahje të tehut dhe gjëra të tjera. Të gjitha i gjeni në Gjiarafa50.
Tash për kositëse me rrymë dhe me benzinë.
Më e lira është një e brendit Verto me rrymë. Ka 350 vat fuqi dhe kushton 36.99 euro. Është vertikale dhe mund ta porosisni në Gjirafa50.
E nëse kërkoni kositëse me rrotë, atëherë më së liri e gjeni një të brendit Becker. Ka shportën e saj 30 L dhe motor me fuqi 1200 vat. Kushton 59.90 euro.
Kositësja më e shtrenjtë është një profesionale e brendit britanik Dewalt. Kushton 586.59 euro dhe e gjeni në Gjirafa50.
Për më shumë kosa dore, kliko KËTU
Për më shumë kositëse, kliko KËTU