Kositëse me rrymë apo benzinë – ku e gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Kositëse me rrymë apo benzinë – ku e gjeni më së liri

06.04.2022

Shperndaje:

Sado pak nëse keni kopsht, atëherë ju duhet edhe një kositëse e barit.

Sot në treg, pos atyre tradicionale, keni dy llojë kositësesh: me rrotë, që funksionojnë përmes shtyrjes dhe me tel, kositëse të ngjashme me detektorët e metaleve dhe që mbahet pezull.

Dhe të dy këto lloje ofrohen me rrymë dhe me benzinë.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre në tregun online.

Kositësen më të lirë mund ta porosisni në PemaMall. Është me tel dhe funksionon me rrymë. Kushton 33.7 euro dhe është e brendit Fieldmann.

Në PemaMall e gjeni edhe kositësen që ecën përmes rrotave, pra me shtyrje, më të lirën në treg. Kushton 63 euro, punon me rrymë dhe është e brendit Fieldmann.

Në Gjirafa50, kositësja më e lirë është ajo me tel e brendit Karcher. Punon me rrymë dhe kushton 75.85 euro.

Në Gjirafa50, kositësja me rrotë, më e lira është 84.90 euro. Është e brendit Becker dhe punon me rrymë.

Kositëse me tel dhe me rrotë gjeni edhe në 75Mall.

Më lirë kushton ajo me rrotë: 99.95 euro. Është e brendit FZR, ka shportë 30L dhe fuqi të motorit 1200 Watt.

E kositësja me tel e brendit të njëjtë kushton 119.95 euro.

Kositësen më të shtrenjtë e gjeni në Gjirafa50. Është me rrotë, punon me benzinë dhe është e brendit italian Oleo Mac. Kushton 900 euro.


Për të parë të gjitha ofertat, kliko KËTU