Nëse e kërkon vendi, atëherë patjetër duhet ta vëni. Vënia e kravatës apo e fluturës, pos që ju bën më me stil e më elegant, është edhe nderim për atë që ju ka ftuar.
Dhe në tregun online ka zgjidhje pa fund të kravatave.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Kravatën më të lirë, apo edhe kollaren, quajeni si të doni, më së liri e gjeni në dyqanin Foleja. Është njëngjyrëshe, e kuqe e mbyllur dhe kushton 5.99 euro me zbritje, nga 8 euro sa është çmimi i rregullt. Kravata është e bendit DeFacto.
Për të njëjtin çmim thuajse, 6 euro, në këtë dyqan mund të porosisni kravatën flutur, apo fjongon. Edhe ajo është e kuqe dhe është e markës Emilio Romanelli.
Në këtë dyqan gjeni pafund zgjidhje të kravatave – njëngjyrëshe apo edhe me figura e dizajne të ndryshme.
Kravata gjeni edhe në dyqanin tjetër online, GjirafaMall. Më e lira kushton 19.99 euro me zbritje, nga 37.06 euro sa është çmimi i rregullt. Është e kuqe me pika të bardha dhe e brendit “N.Ties”. Vjen me kuti të veten, e bashkë me të falas vjen edhe një shami që mund ta vëni rreth qafës në raste.
Dhe kravatën më të shtrenjtë e gjeni në dyqanin Foleja. Është e markës Dolce Gabbana dhe me zbritje kushton 147 euro nga 160 euro sa është çmimi i rregullt. Është shumëngjyrëshe dhe e punuar nga mëndafshi.
Për të parë më shumë, kliko KËTU