Nëse diçka gjeni me bollëk në tregun online, atëherë janë krehërit.
Në treg gjeni lloj-lloj krehërish, nga ata të thjeshtë deri tek ata elektrik, që ju mundësojnë gjatë krehjes t’u jepni flokëve drejtimin që dëshironi.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre dhe ua sjell ofertat më të lira.
Krehrin më të lirë e gjeni në 75Mall. Është krehër i thjeshtë, i sheshtë dhe kushton vetëm një euro.
Për 1.19 euro, në këtë dyqan gjeni krehrin që paloset. Është i verdhë dhe mund ta mbajnë me vete si meshkujt ashtu edhe femrat.
Për 1.99 euro, në 75Mall, gjeni krehrin si furçë. Ofrohen disa lloje dhe disa ngjyra.
Në Gjirafa50, krehri më i lirë është ai i brendit Twish Handy. Është në formë të furçës dhe fijet i ka me ngjyra.
Edhe në këtë dyqan gjeni lloje të ndryshme të krehërve. Për 6.55 euro mund të porositni krehrin Dtangler. Është si furçë, por me bisht më të shkurtër.
Në Gjirafa50, po ashtu mund të gjeni një lloj krehri që paloset sikurse thikë xhepi. Është i kaftë dhe kushton 18.51 euro. Është i brendit Captain Fawcett.
E në Neptun gjeni edhe krehër elektrik. Është si furçë, ngrohet për 50 sekonda dhe arrin temperaturë deri ne 200 gradë celsius. Ftohet automatikisht për një minut. Ka kabllo 1.8 metra të gjatë dhe është i brendit Philips. Këtë krehër e gjeni për 55 euro dhe për 69 euro. Ai me çmim më të lartë, ka fuqi më të madhe.
Për të parë më shumë, kliko KËTU