Pleqëria është proces që nuk ndalet dot, por falë rritjes së vetëdijes dhe risive të viteve mund të ngadalësohet. Shenjat e para të pleqërisë janë rrudhat në fytyrë.
E shtëpi të shumta farmaceutike bëjnë garë të madhe për të nxjerrë kremrat e duhura dhe në tregun online në Kosovë, ka me dhjetëra të tilla.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre, që sillen nga 5 euro e deri në mbi 300.
Kremi më i lirë për të ndalur shfaqjen e shpejtë të rrudhave në fytyrë mund të porositet në Gjirafa50. Është brend çek, Hyaluron Life dhe kushton 5.71. Ka 50 ml krem në paketim.
Në Gjirafa50 gjeni edhe shumë produkte të tillë të brendeve të ndryshme, si L’Oreal (8.95 euro), Nivea Q10 (12.40 euro), Vichy (37.18 euro), Nuxe (37.97 euro) e të tjera. Të gjitha janë në masë 50 ml.
Në këtë dyqan gjeni krem vetëm për rrudhat rreth syve, për meshkuj. Kushton 46.60 euro tubi me 15 ml dhe është i brendit Clinique.
Në Gjirafa50 mund të blihet edhe kremi më i shtrenjtë në tregun online për eliminim të rrudhave. Ai i brendit Sisley, 50 ml, kushton 331.35 euro.
Krem anti-rrudhë gjeni edhe në Begmart e PemaMall.
Në PemaMall, kremi më i lirë është ai L’Oreal Skin Hydra Expert Nuit, 50 ml. Kushton 8.15 euro.
E në Begmart, kremi më i lirë është ai i brendit italian L’Erbolario. Paketimi 30 ml kushton 18 euro.
Për të parë të gjitha ofertat, kliko KËTU