Thjeshtë dhe pa dhimbje. Nëse keni vendosur t’i hiqni qimet kudo në trupin tuaj, atëherë një prej shumë zgjidhjeve është edhe kremi depilues.
Thjeshtë e vini, e lëni disa minuta dhe më pas pastroni vendin me gjithë qimet.
Në tregun online ka shumë zgjidhje të markave të ndryshme dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Më së liri kremin depilues e gjeni në E-baa. Në këtë market ofrohet produkti i “Vi-vet”. Vjen në tri ngjyra: Classical – i gjelbër; Cold Wax – i kaltër dhe Hot Wax – portokalli. Kutia me 250 ml, që ju mjafton për disa tretmane, kushton 1.94 euro.
Në dyqanin tjetër online, Foleja, kremi depilues më i liri kushton 4.67 euro. Është i brendit “Afrodita” dhe ka 100 ml.
E në GjirafaMall, më së liri kushton një krem depilues për lëkurë të thatë. Është i markës “Veet”, 100 ml dhe kushton 7.49 euro.
Në këtë dyqan gjeni edhe kremin depilues më të shtrenjtë. Edhe ai është “Veet” dhe është nga ekstraktet e gjalpit ‘Shea’ dhe aromën e zambakut. Kremi ka veti hidratuese, siguron zbutjen e lëkurës deri në një javë duke e rigjeneruar atë. Kushton 16.49 euro dhe ka 400 ml.
Për të parë më shumë, kliko KËTU