Sot kushdo që ka një laptop apo edhe telefon, e kanë të gjithë, duhet të ketë edhe një palë kufje (dëgjuese).
Janë të domosdoshme dhe në tregun online ka zgjidhje me bollëk, në disa dyqane.
Mund të zgjidhni kufje nga 2 euro e pak deri në 700 euro gati dhe platforma SaKushton ka krahasuar e analizuar çmimet e tyre.
Kufjet më të lira i gjeni në marketin online Foleja. Kushtojnë 2.6 euro dhe janë të markës Vakoss, modeli LT-437EX. Janë të zeza dhe me “goglën” që futet në vesh.
Në këtë dyqan, kufjet më të shtrenjta kushtojnë 127 euro. Janë Xiaomi Openwear, pa kabllo. Kanë dizajn unik dhe janë ngjyrë bezhë.
Në GjirafaMall, kufjet më të lira mund t’i porosisni për 4.5 euro. Janë me kabllo dhe të markës Esperanza.
E më të shtrenjtat në këtë market online kanë çmim 139.5 euro. Janë Hyper X Cloud, pa kabllo dhe janë me transduktorë, pra të tilla që mbulojnë tërë veshin.
Dëgjuese ka edhe në 75Mall. Më të lirat kushtojnë 4.9 euro dhe janë të markës Genius. Kanë edhe mikrofon. Më të shtrenjtat kufje në këtë dyqan kushtojnë 16.90 euro. Janë të brendit Minso, të palosshme dhe mund të shërbejnë edhe për gejmera.
Edhe në E-baa ofrohen kufje. Më te lirat kushtojnë 12.9 euro, janë White Shark dhe pa kabllo. E më të shtrenjtat, ky dyqan i ofron për 39.9 euro. Janë për gejmera dhe të markës Butterfly.
Për këtë çmim, pra 39.99 euro, Aztech i ofron kufjet më të lira. Janë pa kabllo dhe të brendit Philips. Bëjnë edhe për gejmera. Më të shtrenjtat në të këtë dyqan janë një palë po të markës Philips. Me zbritje mund t’i porosisni për 99 euro nga 149.99 sa është çmimi i rregullt. Janë pa kabllo e me mikrofon dhe shumë mundësi të tjera.
Kufje të mira gjeni edhe në Neptun, ku janë edhe më të shtrenjtat. Më të lirat ofrohen për 279 euro. Janë të brendit të njohur JBL dhe me transduktorë, perfekte për gejmera.
E më të shtrenjtat në Neptun janë dëgjueset e Apple, ato Air Pod Max. Pos tjerash kanë edhe portë USB dhe janë ngjyrë kaltër e çelët. Kushtojnë 679 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU