Kuletë – ku e gjeni më së liri

18.03.2023

Shperndaje:

Megjithë avancimin e teknologjisë, ku pjesa më e madhe e pagesave mund të bëhet edhe online ose me kartelë, ka ende nevojë që secili të ketë një kuletë, qoftë edhe më të vogël për të mbajtur kartelat dhe ndonjë metelik.

Në tregun online gjeni lloje të ndryshme të kuletave, për meshkuj dhe femra dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Kuletën më të lirë e gjeni në dyqanin online 75Mall. Është e kaltër, me lëkurë sintetike dhe nga 6.99 euro me zbritje mund ta porosisni për 3.50 euro. Është për meshkuj.

Në këtë dyqan, kuletën për të lirë për femra e gjeni për 5.57 euro me zbritje, pasi çmimi i rregullt është 7.99 euro. Është me lule plot ngjyra dhe me patent.
Në Gjirafa50, kuletën më të lirë e gjeni për 21.75 euro. Është e brendit Lagen, ngjyrë e kaftë dhe është për meshkuj.

Të Gjirafa50, kuleta më e lirë për femra është ajo e brendit Vuch dhe kushton 26.55 euro. Ka ngjyrë vjollcë dhe pak rozë. Është krijuar me material PVC.

Në PemaMall, kuleta më e lirë është ajo për femra, e brendit Victoria’s Secret, me ngjyrë kaltër të errët. Kushton 27.50 euro. E për meshkuj, në këtë dyqan kuletën më të lirë e gjeni atë Puma, ngjyrë e zezë. Kushton 33 euro.

Dhe kuletën më të shtrenjtë në tregun online e gjeni në AlbiOnline. Është për meshkuj dhe e brendit Boss. Kushton 169 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU