Kulluese të ndryshme – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

main

Kulluese të ndryshme – ku i gjeni më së liri

14.05.2024

Shperndaje:

Për kuzhinë patjetër se ju duhen edhe kullueset. Dhe ka shumë lloje të kullueseve, si lugë kulluese, enë kulluese, shportë kulluese, kapak kullues për tenxhere dhe të tjera.

Në tregun online ka zgjidhje të shumta dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Në fakt, zgjidhje më së shumti gjeni në dyqanin online Gjirafa50.

Dhe, më e lira në këtë dyqan është një lugë kulluese. Është e brendit të njohur Lamart, është plastike dhe ka ngjyrë kafe. Kushton 3.40 euro.

Për 7.5 euro, mund të porosisni kulluesen që e vëni në tenxhere dhe sipër saj mund të vendosni pastat për shembull. Pasi të jenë zier, e kapni kulluesen dhe pastat janë të kulluara. Është një lloj shporte nga inoksi me diametër 23 cm dhe e brendit Lamart.

Për pak më shumë, 8.63 euro në Gjirafa50, gjeni një shportë për kullim të lugëve, pirunëve e thikave. Është prej plastikës dhe ngjyrë hiri.

E për një kulluese enësh, duhet të ndani pak mbi 10 euro. Për 10.25 e gjeni kulluesen e brendit Kassel. Është e plastikës me ngjyrat verdhë e bardhë.

Për 13.44 euro mund të porosisni një set enësh, po ashtu kulluese. Janë ngjyrë hiri dhe shërbejnë për pastruar pemë, zarzavate dhe të tjera. Janë të madhësive të ndryshme.

Ka edhe tenxhere kulluese. Kapaku është me vrima. E gjeni në Gjirafa50, është e brendit Lamart dhe kushton 38.75 euro.

Më së shtrenjti kushton një lugë kulluese. Është komplet prej inoksi, e brendit gjerman Gefu dhe kushton 56.42 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU