Nëse keni një vajzë apo edhe ju nëna, për raste ju duhet edhe një kurorë për flokë.
Ka lloje, ngjyra e dizajne të ndryshme, qofte për t’i vënë për festa qoftë në përditshmëri.
Në tregun online ka zgjidhje me bollëk dhe platforma SaKushton ka krahasuar e analizuar çmimet e tyre.
Më së liri, këtë produkt e gjeni në dyqanin e-baa. Në fakt, vjen një kurorë për vajza dhe një shkop “magjik”. E përshtatshme të përdoret më shumë për festa, si ndonjë ditëlindje dhe kushton 1.69 euro.
Shumë zgjidhje ka edhe në dyqanin online Foleja. Një kurorë e thjeshtë dhe e sheshtë e mbështjellë me material ngjyrë ari, kushton 3.70 euro.
Në këtë dyqan për këto para apo pak më shtrenjtë gjeni edhe shumë zgjidhje të tjera kurorash.
Kurora ka edhe në dyqanin Gjirafa50, ndonëse janë më të shtrenjta. Më e lira që ofrohet është 37 euro, por është e qëndisur me kristale të bukura dhe prodhuesi i ka vënë emërtimin Kurora Emerald.
Në fakt, ajo është edhe më e shtrenjta në tregun online nga kurorat.
Për të parë më shumë, kliko KËTU