Sa kushtojnë 100 dollarë

13.04.2021

Shperndaje:

Sa është kursi Dollar Euro, është shumë lehtë të gjindet. Kjo mund të bëhet me një kërkim të thjeshtë. Mirëpo sa kushton nje transaksion i tillë në Kosovë është më e komplikuar. 

Sakushtoin ka filluar matjen e kursit Euro Dollar të cilin e ofrojnë bankat në Kosovë. Ky kurs do të përcjellet një herë në ditë dhe do të jetë referencë se si janë çmimet në përgjithësi.

Mënyra se si Sakushton do ta raportoje vlerën e valutave është ta paraqes koston e 100 dollarëve në Euro. Pra për të gjithë ata që donë të blëjnë dollarë do të dinë se sa euro do të duhen për një gjë të tillë. 

Vlerat e botuara nga Sakushton do të jenë ato të bankave në orën 9:00 në mëngjes. Në këtë mënyrë vlera duhet të konsiderohet si referencë, mirëpo jo e saktë me çmimin të cilin mund ta ofrojë banka në një moment të mëvonshëm. Mëgjithatë, Sakushton konsideron se çmimi paraqet një krahasim të mirë të çmimeve që ofrojnë institucionet e ndryshme pasi janë të krahasuara në të njejtën mënyrë. 

Për të parë sa kushtojnë 100 dollarë klikoni këtu. Për kursin zyrtar në berza klikoni këtu.