Kuti e ndihmës së parë – ku e gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Kuti e ndihmës së parë – ku e gjeni më së liri

05.01.2025

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Çfarëdo makine që ngisni, është e obligueshme që të bartni me vete edhe kutinë e ndihmës së parë.

Pa të, është keq në radhë të parë për shëndetin e juaj të dilni, por mund të bëhet keq edhe për xhepin tuaj. Nëse ju zë Policia, atëherë pason gjoba.

Në tregun online ka shumë zgjidhje dhe kuti të ndihmë së parë gjeni në shumë dyqane online.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Kutinë e ndihmës së parë më të lirën mund ta porosisni në marketin online Foleja. Kushton vetëm 4.6 euro dhe kompleti, që është bazik, përfshin: Fashë elastike 4m x 6cm; Fashë elastike 4m x 8cm; Fashë komprese 5 x 5 cm; Doreza vinili – 1 palë dhe Manualin e Ndihmës së Parë.

Në këtë dyqan, deri në 14 euro, gjeni edhe disa lloje të tjera. Më e shtrenjta në Foleja kushton 13.90 euro dhe kutia e ndihmës së parë përfshin: Komplet allçie – 14 copë; Fashë elastike 4m x 6cm – 2 copë; Fashë elastike 4m x 8cm – 3 copë; Mbulesa e veshjes 60 x 80 cm – 1 artikull; Fashë komprese (veshje individuale) 6 x 8cm – 1 artikull; Fashë komprese (fustan individual) 8 x 10cm – 2 copë; Fashë komprese (veshje individuale) 10 x 12 cm – 1 artikull; Hobe trekëndore 96 x 96 x 136 cm – 1 artikull; Veshje plage 10 x 10cm – 6 cope; Doreza vinyl – 2 palë; Batanije termike (emergjente) – 1 copë; Gërshërë – 1 copë; Peceta absorbuese – 2 copë; Maska mjekësore – 2 copë dhe Udhëzimin për ndihmën e parë.

Në 75Mall, ofrohet vetëm një lloj i kutisë së ndihmës së parë. Është e markës Praxis dhe kutia ka 22 artikuj, përfshirë edhe gërshërë. Kushton 7.5 euro.

Dhe kutia e ndihmës së parë më e shtrenjta mund të porositet në GjirafaMall. Kushton 34.99 euro, është e markës Cerva Universal dhe përmban shumëllojshmëri produktesh të nevojshme për trajtimin e plagëve të vogla, prerjeve dhe gërvishtjeve.

Për të parë më shumë, kliko KËTU dhe KËTU