Kuti për ruajtjen e ushqimit – ku i gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Kuti për ruajtjen e ushqimit – ku i gjeni më së liri

01.06.2025

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Ushqimi duhet ruajtur, sidomos ai që përgatitet. Ju duhet ta magazinoni në frigorifer apo ta merrni me vete në punë ose në piknik? Atëherë ka zgjidhje.

Në tregun online ka shumë kuti për ruajtjen e ushqimit dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar këto produkte.

Gjeni kuti të thjeshta plastike, pastaj nga qelqi e deri tek ato më të veçanta që në brendësi janë të veshura me inoks.

Kutinë më të lirë e gjeni në marketin online 75Mall. Është një kuti me dy pjesë e brendit Bento dhe me vëllim të përbashkët 684 ml. Është e verdhë dhe kushton 2.95 euro.

Në Neptun, kutinë e ushqimit më të lirën e gjeni për 5 euro. Është prej plastikës dhe me kapak. Është rezistuese ndaj rrjedhjes së lëngjeve dhe ndonëse plastikë, mund të përdoret edhe në mikrovalë.

Nëse doni një të qelqit, atëherë në Neptun për 9 euro mund të porosisni një të brendit Tefal.

Në GjirafaMall, gjeni një set prej tri kutish që në brendësi janë të veshura me inoks. Janë të markës Lemart dhe seti kushton 13.99 euro. Kutitë palosen njëra mbi tjetrën dhe në krye kanë edhe një dorëz par t’i bartur më lehtë.

I njëjti produkt në ShopAZ, mund të porositet për 14.3 euro.

E nëse kërkoni set me 4 bokse, atëherë në GjirafaMall mund ta blini për 16.99 euro. I njëjti set në ShopAZ kushton 26 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU