Në 3-4 muajt e fundit, buka standarde – 400 gramëshe, është shtrenjtuar për rreth 60 për qind.
Të mërkurën (2 mars 2022), shumë furra, të kryeqytetit të paktën, kanë shtrenjtuar bukën për 5 centë, andaj nuk ka më mirë se sa buka të ruhet, të mos hidhet. E për ta ruajtur, për ta mbajtur të butë, ju duhet një kuti, të cilat mund t’i gjeni në tregun online.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Kutinë më të lirë mund ta gjeni në dyqanin online 75Mall. Është prej druri të plastifikuar e metali dhe kushton 11 euro.
Në këtë dyqan gjeni edhe shumë lloje të tjera të kutive për ruajtjen e bukës.
Për 16.95 euro e gjeni një kuti të plastikës që ngjan me drurin, kurse për 45 euro një më të madhe dhe është e punuar prej druri e xhami. Është e brendit ‘bambum’ dhe është e hijshme për ta ekspozuar diku në kuzhinë.
Kuti për bukë gjeni edhe në dyqanin tjetër online, Gjirafa50. Në fakt ofrohet vetëm një lloj. Kutia e brendit Berlinger vjen me çmim 41.95 euro. E tëra është prej metali me dy ngyra: ari dhe hiri.
Për të parë të gjitha ofertat, kliko KËTU