Laminator për plastifikim të dokumenteve – ku e gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Laminator për plastifikim të dokumenteve – ku e gjeni më së liri

13.07.2025

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Nëse keni dokumente të rëndësishme dhe dëshironi t’i ruani, atëherë kjo më së miri bëhet përmes plastifikimit.

Pajisja që njihet si laminator mund t’ju shërbejë edhe nëse keni ndonjë librari apo të ngjashme dhe dëshironi ta ofroni si shërbim plastifikimin.

Në treg ka shumë zgjidhje, duke nisur nga ato të lirat me 20 euro e pak e deri në 400 e 500 euro, që janë profesionale.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar këto produkte dhe çmimet e tyre.

Laminatorin më të lirë e gjeni në dyqanin online Foleja. Është i markës Esperanza dhe mund të plastifikoni letra në madhësi deri në format A4. Nga 34 euro sa ishte më herët, tash mund ta porosisni për 24 euro.

Në GjirafaMall, laminatori më i lirë kushton 27.99 euro. Është i brendit Sencor dhe mund të plastifikoni dokumente të mëdha deri në formatin A4.

Në këto dy dyqane gjeni zgjidhje pa fund të laminatorëve. Ofrojnë edhe pajisje profesionale.

Në Foleja, laminatori më i shtrenjtë kushton 456 euro. Është i brendit Fellowes, ka shpejtësi të laminimit: 2180 mm/min, kohë të ngrohjes: 1 minutë, pranon trashësi të qeses prej 80 µm deri 250 µm dhe është i lehtë për përdorim.

E laminatori më i shtrenjtë mund të blihet në GjirafaMall. Është prodhim i GBC Fusion dhe me të mund të plastifikoni dokumente në madhësi deri në format A3. Kushton 586.49 euro me zbritje.

Për të parë më shumë, kliko KËTU