Lavaman për banjo dhe kuzhinë – ku e gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Lavaman për banjo dhe kuzhinë – ku e gjeni më së liri

08.04.2023

Shperndaje:

Nëse keni vendosur ta ndërroni lavamanin, qoftë në kuzhinë apo në banjo, atëherë hidhni një sy ofertave në tregun online, meqë ka zgjidhje pa fund.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre dhe ua sjell ofertat më të mira, duke nisur nga më e lira.

Lavamani më i lirë mund të porositet në dyqanin online PemaMall. Është i rrumbullakët dhe për kuzhinë. Kushton 60 euro, është i brendit Deante dhe i punuar me material çeliku. Ka diametër 45 cm dhe është i thellë 17 cm.

Në këtë dyqan gjeni edhe lavamanin këndëdrejtë. Ka pjesën e lavamanit dhe pjesën për kullim të enëve. Është po i brendit Deante dhe kushton 65 euro.

Në PemaMall, lavamani më i lirë për banjo kushton 169 euro. Është i rrumbullakët, i punuar nga graniti i bardhë dhe i brendit Deante. Ka diametër 48 cm dhe thellësi 19.4 cm.

Shumë zgjidhje gjeni edhe në Gjirafa50. Më i liri është një lavaman për kuzhinë këndëdrejtë, i brendit Deante dhe me pjesën e kullimit. Është ngjyrë argjendtë dhe kushton 73.30 euro.

Për 90.52 euro, mund të porosisni lavamanin nga graniti i zi. Është po këndëdrejtë dhe ka kanalin e kullimit.

Për banjo, lavamani më i lirë në Gjirafa50 kushton 131 euro. Është nga graniti i bardhë dhe në formë këndëdrejtë. Është i brendit Rea Bonita.

Lavamani më i shtrenjtë në tregun online është ai Deante, që mund të porositet në Gjirafa50. Është nga graniti i zi, ka dy pjesë – hapësira për larje të enëve si dhe pjesën për kullim të tyre. Kushton 407.62 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU