Lavatriçe – ku e gjeni më së liri

27.09.2021

Shperndaje:

Bashkë me telefonat dhe pajisjet tjera teknologjike, edhe lavatriçet sot janë digjitalizuar tejmase, duke e bërë më të lehtë përdorimin dhe duka ua shtuar funksionet.
Në tregun online mund të gjeni më qindra lloje dhe platforma SaKushton ka krahasuar çmimet e tyre.


Lavatriçja më e lirë mund të porositet në 75Mall, që është degë e firmës sllovene Gorenje. Pajisja është Gorenje, zë 6 kg rroba me 800 rotullime për minutë (RPM) dhe kushton 269.99 euro.


Në këtë dyqan gjeni edhe lavatriçe me kapacitet të rrobave 7 kg dhe me 1000 rrotullime për minut për 289.95 euro, pastaj për 299.95 euro me të njëjtat statistika , por me më shumë programe funksionimi – 16.


Me të njëjtin çmim e bleni edhe lavatriçen me 1200 rrotullime, peshë të rrobave 7 kg. Për 359.99 euro gjeni lavatriçen me 1200 rrotullime për minut dhe kapacitet të rrobave 7 kg, por që është pa zhurmë dhe me programin për mbrotje nga fëmijët (CDP). Shpenzon më pak energji.

Në këtë dyqan ka edhe lloje të ndryshme, e më e shtrenjta është 499.99 euro. Ka kapacitet të rrobave 8 kg dhe 1200 rrotullime për minut. Të gjitha në këtë dyqan janë të brendit Gorenje.


Gamë e gjërë ofrohet edhe në Gjirafa50. Lavatriçja më e lirë kushton 274.55 euro dhe ka kapacitet të rrobave 6 kg dhe punon me 1000 rrotullime. Është e brendit Whirpool dhe më e ngusht se ato standarde – 50 cm.


Me të njjëtën gjerësi e gjeni edhe të brendit Indesit. Lavatriçja me kapacitet 5 kg rroba. 1000 rrotullime për minut kushton 277.66 euro.

Gjeni edhe rrobalarësen Samsung, me 1400 rrotullime për minut, kapacitet të rrobave 7 kg dhe gjerësi standarde – 60 cm që kushton 295 euro.
Lavatriçja më e shtrenjtë, që kryen edhe funksionin e tharrëses së rrobave kushton 739 euro. është e brendit Samsung me 8 kg kapacitet të rrobave dhe 1400 rrotullime për minut.

Për më shumë oferta, kliko KËTU