Është mirë ta ketë çdo shtëpi. Lecka mikrofibër ju shërben të lani e shpëlani çdo pjesë në shtëpinë tuaj, pa lënë shenja e qime, që do të linte një leckë e zakonshme.
Në tregun online ka shumë zgjidhje dhe gjeni në disa dyqane, mjafton vetëm një fjalë kyçe dhe një klikim.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Leckën më të lirë mikrofobër e gjeni në dyqanin online Foleja. Është e brendit Kleaner, me dimensione 40x38cm dhe copa kushton 0.80 euro. Por keni edhe mundësinë që për 1.39 euro, të merrni paketimin me dy copë, apo siç reklamohet 1+1.
Në dyqanin e-baa, mund të porosisni leckë të njëjtë për 0.90 euro. Ofrohen disa ngjyra.
Në GjirafaMall, ofrohet lecka mikrofibër e brendit Esperanza. Kushton 1.74 euro copa.
E në InterClick, gjeni paketimin me katër copë për 2.25 euro. Është e markës Vileda dhe nëse e llogarisni për copë, atëherë i bie më së liri, pasi një kap çmimin 0.56 euro.
Leckë mikrofibër ofron edhe 75Mall. Ajo e brendit të njohur Sonax, kushton 6 euro.
E tri copë të këtij brendi, që vijnë si set, janë edhe më të shtrenjtat. Mund t’i porosisni në Foleja për 17.99 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU