Në Kosovë llogaritet se janë rreth 70.000 biznese dhe shumë prej tyre mund t’ju duhet një apo më shumë lexues barkodesh.
Dhe ky lexues apo edhe skaner siç mund ta hasni, ofrohet me bollëk në tregun online.
Gjeni nga 26 euro më të thjeshtin e deri në mbi 1.600 euro.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Lexuesi i barkodeve më i miri mund të porositet në dyqanin Foleja. Kushton 26 euro me zbritje nga 44 euro sa është çmimi i rregullt. Është i brendit Qoltec, lexon kodet 1D dhe punon me shpejtësi prej 500 skanimesh në sekondë.
Në dyqanin e-baa, lexuesi i barkodeve më i lirë kushton 29.9 euro. Është i markes Andowl, skanon barkodet lineare, pra 1D dhe është i shkëlqyeshëm për leximin e dokumenteve dhe kontrollin e stokut.
Në GjirafaMall, lexuesi më i lirë kushton 38.99 euro me zbritje. Si çmim të rregullt ka 66.99 euro. Është i markës Qoltec, modeli Wired dhe skanon 1D dhe 2D, pra e lexon edhe një barkod në ekranin e telefonit apo të kompjuterit.
Në këto ri dyqane gjeni me dhjetëra e dhjetëra lloje, sidomos në Foleja dhe në GjirafaMall.
Në GjirafaMall, gjeni edhe lexuesin më të shtrenjtë. Është i brendit HoneyWell dhe me zbritje mund ta porosisni për 1.627,99 euro. Lexuesi HoneyWell ScanPal EDA61K është pajisje e dedikuar për të punuar në qendrat e shpërndarjes, magazina dhe shitje me pakicë. Një veçori e zakonshme për të gjitha konfigurimet është sistemi operativ Android 9, një ekran me ngjyra 4″ dhe një skaner kodi 1D dhe 2D.
Për të parë më shumë, kliko KËTU