Set me lugë, thikë e pirun – ku i gjeni më së liri

04.05.2023

Shperndaje:

Nëse pa çdo gjë bën në kuzhinën tuaj, pa lugë, thika e pirunë nuk bën. Duhen për çdo gjë thuajse.

Në tregun online gjeni zgjidhje të ndryshme, duke nisur me copë, por sigurisht se më lirë iu bie me set t’i merrni dhe platforma SaKushton ua prezanton ofertat më të lira.

Seti më i lirë i këtyre pajisjeve të kuzhinës mund të blihet në 75Mall. Janë vetëm katër copë, dy lugë, një thikë dhe një pirun dhe janë për fëmijë, pasi janë të gravuara me figura për ta. Seti me katër pjesë kushton 9.90 euro.

Në këtë dyqan, seti me 24 copë, ku përfshihen gjashtë lugë gjelle, gjashtë lugë të vogla, gjashtë thika dhe gjashtë pirunë, kushton 14 euro. Është çmim me zbritje, pasi ai i rregullt është 35 euro.

Nëse jeni të interesuar pë tenxhere, kliko KËTU

Në PemaMall, seti me 24 copë i brendit Lemart kushton 20.92 euro. Janë po ashtu gjashtë lugë gjelle, gjashtë lugë të vogla, gjashtë thika dhe gjashtë pirunë. Janë të punuara nga çeliku inoks i klasit të parë.

Dhe, seti më i shtrenjtë mund të porositet në Gjirafa50. Është set i vogël, me vetëm nga një pjesë: një lugë gjellë, një lugë e vogël, një thikë dhe një pirun. Janë të brendit polak GM dhe gjithsej kushtojnë 36.97 euro. Janë të punuar me çelik inoks të cilësisë së lartë.

Për të parë më shumë, kliko KËTU