Llak për thonjë – ku e gjeni më së liri

29.04.2023

Shperndaje:

Jo çdokush preferon dhe ka mundësi t’i stilojë thonjtë në sallonet e bukurisë. Fundja edhe rrezatimi që përdoret për tharjen e ngjyrës së thonjëve është vërtetuar shkencërisht se rrit rrezikun për sëmundjen e kancerit.

Andaj, zgjidhja është t’i stiloni vetë. Në tregun online gjeni lloje të ndryshme të llaqeve të thonjëve dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Llakun më të lirë për thonjë e gjeni në Gjirafa50. Kushton 1.99 euro dhe është i brendit Essence. Është llak i tejduskshëm me shkëqim dhe thahet për vetëm 40 sekonda. Për këtë çmim apo pak centë më shumë, në Gjirafa50 gjeni llaqe me ngjyra të ndryshme të këtij brendi gjerman.

Në PemaMall, për 4 euro mund të porosisni llakun Pierre Cardin. Ofrohen disa ngjyra dhe nëse i aplikoni dy shtresa, atëherë fitoni një ngjyrë intensive me jetëgjatësi të madhe.

Në PemaMall dhe në Gjirafa50 gjeni edhe llaqe të brendeve të njohura, natyrisht edhe me çmim më të lartë.

Llakun më të shtrenjtë mund ta porosisni në Gjirafa50. Është i brendit Dior dhe kushton 36.82 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU