Llambë tavoline – ku e gjeni më së liri

24.10.2022

Shperndaje:

Për të lexuar, për të kryer detyra apo për të punuar diçka të imët? Për të gjitha këto iu duhet një llambë tavoline.

Në tregun online gjeni lloje të ndryshme dhe platforma SaKushton i ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Llambën më të lirë për tavolinë e gjeni në dyqanin online 75Mall. Është ngjyrë e verdhë, me “trung” elastik që mund t’i përshtatet nevojës tuaj për ndriçim dhe kushton 11.45 euro.

Në Gjirafa50, llamba më e lirë e tavolinës kushton 12 euro. Është e zezë, ka formë të rrumbullakët dhe lëviz përmes boshtit. Është prodhim i Aca Lighting.

Në PemaMall, llamba më e lirë kushton 15 euro. Është prodhim austriak, Harmonie dhe është Led. Vjen ngjyrë e bardhë nga plastika elastike.

Në këto dyqane online mund të porositni edhe shumë lloje të tjera të llambave, natyrisht më të shtrenjta dhe “më të sofistikuara”.

Llamba më e shtrenjtë kushton 59.50 euro. Mund të porositet në Gjirafa50. Është e brendit Emos, Led. Ka ngjyrë hiri të errët.

Për të parë më shumë lloje, kliko KËTU