Një prej kënaqësive më të mëdha të fëmijëve, janë lodrat. A kur ato janë atraktive, atëherë kënaqësia është në kulm.
E prej lodrave të tilla janë edhe ato me telekomandë.
Në tregun online gjeni shumë vetura, robotë e të ngjashme që funksionojnë me telekomandë dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar produktet dhe çmimet e tyre.
Lodrën më të lirë me telekomandë e gjeni në marketin online Foleja. Është një veturë e policisë amerikane, bardhë e kaltër, ka edhe sinjalizues lart dhe komandohet nga largësia. Kushton 6.9 euro.
Në këtë dyqan, mes shumë lodrave me telekomadë, gjeni edhe një robot të vogël të brendit Xtrem Bots Bionic. Është i bardhë dhe kushton 43 euro.
Në GjiarafaMall, lodra më e lirë me telekomandë është një aeroplan. Fluturon deri në 100 metra larg telekomandës dhe ka autonomi të veprimit për 20 minuta me një mbushje të baterive. Kushton 43.99 euro.
Për 3 euro më shumë, në këtë market mund të porosisni një veturë të Formula 1.
Po ashtu edhe lodra më e shtrenjtë mund të blihet në GjirafaMall. Është një makinë me rrotë të mëdha për “terrene malore”. Është e brendit Jamara Extron dhe kushton 137.99 euro me zbritje. Çmimi i mëparshëm ishte 169.5 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU