Lodër pelushi – ku e gjeni më së liri

18.08.2023

Shperndaje:

Një lodër pelushi e do çdo fëmijë, madje edhe të rriturit për shkak të materialit me qime të shpeshta e të buta.

Këto lloj lodrash vijnë me figura e madhësi të ndryshme.

Në tregun online gjeni lloje të shumta dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Pelushin më të lirë e gjeni në 75Mall. Është një panda 24 cm e gjatë dhe kushton 3.91 euro.

Në 75Mall, deri në 10 euro mund të zgjidhni pelush me figura të ndryshme. Për 4.74 euro e gjeni qenin, që vjen në disa ngjyra, pastaj për 5.34 një deve ngjyrë kafe. Për 7.74 mund të zgjidhni mes një foke apo një krokodili.

Pelush edhe më të shumtë gjeni në dyqanin tjetër online Gjirafa50. Më i liri është ai më figurën e Pac-Man dhe kushton 19.50 euro.

Në këtë platformë gjeni figura të ndryshme të heronjve nga filmat vizatimor dhe pelushi më i shtrenjtë është ai i Sonicut. Në fakt, vjen veç koka e tij, që mund të vihet nga çdo fëmijë dhe kushton 86.50 euro. Pelushi me figurën e plotë të Sonicut kushton 33.50 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU dhe KËTU