Sot nuk ka fëmijë që nuk di se çfarë janë lodrat lego. Në treg gjeni shumë lloje të lodrave lego, por edhe veshmbathje të ndryshme për fëmijët e pasionuar pas tyre.
Në treg gjeni lodra lego, që vijnë në qindra copë të vogla e që me to mund të krijoni çfarëdo figure, por edhe lodra lego që pasi t’i montoni fitoni një figurë të caktuar.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Lodra më e lirë lego është seti “Disney Mickey and Minnie Creative Patch”. Vjen me 95 copë, është për fëmijet mbi 8 vjeç dhe kushton 7.99 euro.
Për 9.99 euro në këtë market online gjeni edhe bazën për lego. Është një lloj shtroje, mbi të cilën mund t’i ngjisni pjesët e legos. Ofrohen disa ngjyra.
Në 75Mall, për 12.99 euro mund të zgjidhni një nga figurat si Floating Red Panda, Creator Dolphin and Turtle, Duplo Town Farm Animal Care, Creator Super Robot, Spidey Spider, Disney Princess e shumë të tjera.
Në dyqanet tjera gjeni edhe produkte me figurat lego.
Në Jysk, mund ta blini për 17 euro një peshqir dushi me figurën e Ninjago të krijuar nga legot. Në këtë dyqan mund të blini edhe setin, këllëf jorgani dhe jastëku për 35 euro.
Pastaj në InterSport një fanellë Adidas me figura nga legot. Kushton 19 euro.
Në SunaSport mund të porosisni kompletin, fanellë dhe brekë me figura nga legot. Janë të brendit Adidas, për meshkuj dhe me zbritje kushtojnë 30.40 euro.
Në SunaSport ofrohet produkti më i shtrenjtë. Janë një palë tuta (trenerka), me figura nga legot, për fëmijë. Me zbritje kushtojnë 56 euro dhe janë të brendit Adidas. Ofrohen ngjyrat kuq e kaltër dhe zi e verdhë.
Për të parë më shumë, kliko KËTU