Lokalizues – ku e gjeni më së liri

20.05.2022

Shperndaje:

E keni pikë të dobët humbjen e çelësave apo të ndonjë gjëje tjetër? Atëherë prodhuesit botëror të teknologjive kanë menduar edhe për këtë. Shpikja është një lokalizues i vogël që kapet përmes varëses në çelësa apo kudo tjetër.

Si funksionon? Nëse për shembull lokalizuesin e keni vënë te çelësat dhe i keni caktuar distancë alarmimi prej 20 m, atëherë në momentin që ndaheni prej çelësave më shumë se 20 m, në telefonin tuaj, përmes aplikacioneve të veçanta, do të bie zilja.

Ofrohen lokalizues për iOS të cilët i ka prodhuar vetë Apple dhe të ndryshëm për sisteme Android.

Në tregun online mund të gjeni dhjetëra lloje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Lokalizuesin më të lirë e gjeni në Gjirafa50. Është i bardhë, i brendit Baseus dhe mund ta kapni kudo. Kushton 19.50 euro dhe funksionon me sistemin Android.

Në Gjirafa50, lokalizuesit më të shtrenjtë i gjeni për 43.5 euro. Janë të brendit Chipolo dhe ofrohen në ngjyrat: e zezë, e verdhë, e kuqe, e kaltër dhe e gjelbër. Funksionojnë me sistemin Android dhe kanë edhe vrimëm speciale për t’i kapur çelësat.

Nëse doni produktin e Apple, atëherë kërkoni me “AirTag”.
Lokalizues që funksionon me sistemin iOS AirTag gjeni në PemaMall për 44.99 euro dhe në Neptun për 45 euro.

Lokalizuesit AirTag kanë edhe rripa të veçantë, që natyrisht blihen ndaras.

Për lokalizues Android kliko KËTU, e për iOS kliko KËTU