Luhatëse për fëmijë – ku e gjeni më së liri

22.07.2022

Shperndaje:

Luhatëset, ndoshta janë argëtimi më i madh për fëmijët. Dhe kushdo që ka një hapësirë ta vë diku apo ta varë, “duhet ta ketë” një në shtëpi.

Në treg gjeni lloje të ndryshme të luhatëseve, nga ato me bazë që janë më të shtrenjta deri tek ato me litar, që varen diku.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre në tregun online në Kosovë. Meqë janë pajisje relativisht të lira, atëherë deri në 50 euro gjeni lloje nga më të ndryshmet.

Luhatësen më të lirë e gjeni në dyqanin online PemaMall. Është lloj i luhatëses që varet diku, pemë, gozhdë apo një çengel. Vjen me litar, është në formë të ulëses me pjesën prapa për mbështetje. Kushton 10 euro.

Për dy euro më shumë, në këtë dyqan mund të porositni edhe luhatësen prej druri në formë katrori. Ka litarë dhe kushton 12 euro.

Në 75Mall, luhatësja më e lirë është 12.95 euro. Është e plastikës, vjen me litar, por nuk ka mbështetëse.

Në Gjirafa50, luhatësja më e lirë është ajo Royokamp Natura. Është e punuar prej materialit dhe prej litarëve. Ka dimensione 100 cm gjatësi dhe 50 cm gjerësi, për çka mund të mbajë edhe të rriturit, po deshën. Kushton 33.55 euro.

Luhatësen më të shtrenjtë deri në 50 euro, e gjeni po në Gjirafa50. Është e brendit Spokey, nga materiali dhe litarët dhe kushton 45.82 euro.


Për të parë të gjitha llojet, kliko KËTU