Makinë e dorës për qepje – ku e gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Makinë e dorës për qepje – ku e gjeni më së liri

06.04.2025

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

Ju shqepet një bluzë, një mbulojë apo çka do? Atëherë nuk keni nevojë të shkoni te rrobaqepësi për cikërrima.

Nëse jeni pak meraklinj, mund të blini një makinë dore të qepjes. Është e lehtë për të punuar dhe kryen mjaftë punë. Janë edhe të lira.

Natyrisht, me to mund të qepni materiale të holla jo edhe xhinse për shembull, pasi nuk kanë fuqi.

Në treg ka zgjidhje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Makinën e dorës për qepje, më së liri e gjeni në dyqanin online GjirafaMall. Edhe pse e dorës dhe e vogël, ky model është edhe më i vogël se ata standard. Është mini. Makina është prodhim kinez – Chang Shan. Është e punuar nga plastika e qëndrueshme dhe punon me një fije peri. Meqë është e vogël, mund ta mbani edhe në çantë. Punon nën presion, pra nuk ka nevojë për bateri. Kushton 4.53 euro, ndërkohë që çmimi i mëparshëm ishte 33.45 euro, pra vjen me 86 për qind zbritje.

Makinë të dorës për qepje gjeni edhe në Foleja. Është e brendit Singer, punon me bateri dhe me zbritje kushton 21 euro.

E njëjta makinë, në GjirafaMall kushton 28.49 euro, që është edhe më e shtrenjta në tregun online.

Për të parë më shumë, kliko KËTU