Makinë për përgatitje dhe pjekje të bukës – ku e gjeni më së liri – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Makinë për përgatitje dhe pjekje të bukës – ku e gjeni më së liri

28.02.2022

Shperndaje:

Share on Facebook Share on Twitter Share on Linkedin

E dini se ka një makinë e vogël, që kryen të gjitha proceset, nga përgatitja e brumit e deri te pjekja e bukës. Thjesht vini miellin, ujin, kripën e majën sipas recetës dhe më pas makina do t’i kryejë të gjitha proceset.

Madje edhe mund ta programoni se kur të filojë ky proces, që ta keni të nxehtë bukën për vaktin tuaj.

Në tregun online ka oferta të shumta për këto makina pa ndonjë emër të veçant dhe platforma Sakushton i ka krahasuar ato.

Makinën më të lirë e gjeni në dyqanin online Gjirafa50. Është e brendit polak Adler dhe kushton 74.93 euro.

Në këtë dyqan mund të porosisni lloj-lloj makinash të tilla dhe më e shtrenjta kushton 180.89 euro. Është e brendit Tefal. Ka 19 programe dhe pos brumërave mund të përgatisni në të edhe makarona e reçel.

Aparat për përgatitje e pjekje të bukës gjeni edhe në 75Mall. Makina më e lirë kushton me zbritje 89.99 euro. Çmimi i rregullt është 119.99 euro. Brendi është Gorenje, ka 16 programe dhe motor 850 watt.

Makina më e shtrenjtë në 75Mall kushton 149.99 euro. Po ashtu është e brendit Gorenje. Ka 12 programe, por enë më të madhe, zë deri në 1.4 kg.


Për të parë të gjitha ofertat, kliko KËTU

Se si funksionon makina, kliko KËTU