S’ka gjë më të thjeshtë se sa për të blerë pasta në market, për t’i zier e më pas edhe për t’i përgatitur me ndonjë salcë. Duhet shumë pak kohë.
Por a keni menduar që brumin e pastave mund ta përgatisni edhe vetë, duke ditur se si dhe çfarë përbërësish po fusni aty?
Për ta bërë më të lehtë, në treg ka edhe makina përmes të cilave mund të përgatisni brumin dhe ta ndani në fije-fije. Pra t’i bëni shpagetat vetë.
Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Makinën më të lirë për përgatitjen e pastave e gjeni në GjirafaMall. Është e brendit Maestri dhe pasi të fusni brumin në të, iu dalin shpagetat. Me zbritjen që ofrohet prej gati 50 për qind, mund ta porosisni për 27.49 euro.
Makinë për pasta të freskëta gjeni edhe në e-baa. Pajisja është e brendit Tescoma dhe kushton 39.90 euro.
Në Foleja, makina më e lirë për pasta të freskëta kushton 139 euro. Është prej inoksi, manuale dhe e brendit Gefu.
Dhe, makina më e shtrenjtë për pasta mund të porositet në GjirafaMall. Është automatike dhe e brendit Marcato Ampimotor. Kushton 222.50 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU