Nuk ju pëlqen të rruani mjekrën me zhiletë dhe nuk keni kohë apo mundësi këtë ta bëni te berberi juaj? Zgjidhja është një makinë për rroje.
Në tregun online ka shumë zgjidhje dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.
Makinën më të lirë për rroje e gjeni në PemaMall. Kushton 10.90 euro dhe është e brendit kinez VGR. Kokën apo pjesën me të cilën priten qimet e ka nga çeliku. Punon me bateri, që është e përshtatshme për ta marrë me vete kudo.
Për pak më shumë, në këtë dyqan gjeni edhe makinën tjetër prodhim kinez, Geemy – 11.31 euro. Vjen me tri koka, që mund t’i ndërrohen sipas nevojës. Një ndër to është edhe ajo për prerje të qimeve të hundës.
Në 75Mall, makina më e lirë për rroje është ajo Miniso. Mbushet përmes USB portës dhe ka edhe një brushë për pastrim. Kushton 14.99 euro.
Në Gjirafa50, makina më e lirë për rroje, është ajo e brendit Esperanza. Kushton 21.05 euro dhe ka ngjyra të kombinuara, zi e hiri.
Po ashtu, makinën më të shtrenjtë për rroje e gjeni në Gjirafa50. Kushton 112.93 euro dhe është e brendit BaByliss. Mund të rregulloni mjekrën apo flokët, duke përdorur një prej 15 madhësive të teheve. Pra e rregulloni vetë madhësinë sa dëshironi ta lini mjekrën apo flokët. Punon me bateri.
Për të parë më shumë, kliko KËTU