Makinat e rrojës sot nuk janë mjete pune vetëm për berberët. Ato janë pjesë e rëndësishme e çdokujt që dëshiron të kujdeset për më shumë pastërti.
Në tregun online ka me dhjetëra e dhjetëra dhe platforma SaKushton ka krahasuar çmimet e tyre.
Makinën më të lirë të rrojës e gjeni në dyqanin online Gjirafa50. Është e brendit kinez Aurora dhe kushton 14.27 euro. Për pak më shumë centë, 14.65 mund ta porosisni makinën e rrojës Wahl, po në Gjirafa50.
Për 14.99 euro, makinë rroje mund të porosisni edhe në dyqanin 75Mall. Është e brendit Miniso.
Nëse kërkoni makinë rroje profesionale, atëherë me 70, 80 euro gjeni kudo.
Në Aztech, gjeni makinën e rrojës Rowenta për 69.99 euro. Vjen me disa lloje krehërish dhe me mbushës të vetin. Është pa kablo.
Makina më e shtrenjtë e rrojës mund të porositet në Gjirafa50. Është e brendit Braun dhe është vetëm për rroje, nuk bën edhe për shkurtim të flokëve. Kushton 225.42 euro.
Për të parë të gjitha llojet e makinave të rrojeve, kliko KËTU.