Nëse keni qen, atëherë është e domosdoshme që atë ta nxirrni të paktën dy herë në ditë për shëtitje.
Dhe kur ta bëni këtë, e sidomos nëse e lironi nga litari, atëherë me patjetër duhet t’ia vini edhe një maskë në fytyrë, për të eliminuar rrezikshmërinë për të tjerët.
Në tregun online ka disa zgjidhje dhe platforma Sa Kushton ka analizuar e krahasuar çmimet dhe cilësinë e tyre.
Maskën më të lirë për qen e gjeni në dyqanin online Foleja. Është e brendit Trixie, kompani e specializuar në produktet për kafshët shtëpiake. Kushton 4.50 euro me zbritje.
Për pak më shtrenjtë – 4.99 euro – në GjirafaMall mund të porosisni maskën për qen të markës Muzzle.
E për 9.49 euro, po në këtë dyqan gjeni një maskë të Trixie. Është më e madhe, pra për qen më të mëdhenj.
Dhe maska më e shtrenjtë për qen, mund të blihet në marketin Foleja. Është e madhësisë XL, e brendit Trixie dhe kushton 19 euro me zbritje. Çmimi i mëparshëm ishte 29 euro.
Për të parë më shumë, kliko KËTU