Mbajtëse për furçë të dhëmbëve – ku e gjeni më së liri

27.06.2023

Shperndaje:

Mbajtësja për furçë të dhëmbëve dhe për pastën, pos që është e domosdoshme për shkak të higjienës, ajo edhe mund ta hijeshojë tualetin tuaj nëse e zgjidhni një të bukur.

Në tregun online ka lloje të shumta dhe platforma SaKushton ua sjell ofertat, nga më e lira te më e shtrenjta.

Mbajtësen më të lirë për furçë të dhëmbëve e gjeni në Jysk. Është një lloj gote nga qeramika dhe e brendit Kisa. Ka ngjyrë kafe të çelët dhe kushton 2.99 euro.

Për 3.50 euro, në këtë dyqan mund ta blini ose ta porosisni një mbajtëse pak më të thellë dhe që është në formë katrori, por me skaje të rrumbullakosura. Është ngjyrë hiri.

Në Jysk, gjeni edhe një mbajtëse të punuar nga çeliku. Është e brendit Medle dhe materiali nuk ndryshket. Kushton 6 euro.

Në Gjirafa50, mbajtësen më të lirë e gjeni për 6.23 euro. Është e punuar nga një material i tejdukshëm dhe është e brendit Rock London.

Në këtë dyqan, një  tjetër mbajtëse, tërësisht e kuqe, mund të porositet për 7.80 euro. Është e brendit Roots dhe ka formë të rrumbullakët, me vrimën për t’i vendosur furçat dhe pastën.

Dhe mbajtësen më të shtrenjtë në tregun online e gjeni po në Gjirafa50. Është e brendit gjerman Promis. Ka një lloj forme të fustanit të gjatë e të hapur, është ngjyrë e gjelbër dhe kushton 9.70 euro.

Për të parë më shumë,  kliko KËTU