Mbajtëse për laptop – ku e gjeni më së liri

24.06.2022

Shperndaje:

Dëshironi të punoni të shtrirë apo thjeshtë dëshironi një pozicion tjetër për laptopin tuaj. Zgjidhja është një mbajtëse e laptopit që në tregun online ofrohen zgjidhje të shumta.

Mund të gjeni thjeshtë një tavolinë stattike që e shfrytëzoni si platformë për laptop teksa jeni të shtrirë, një mbajtëse me këndë të ndryshme të pjerrtësisë apo edhe një mbajtëse që shërben edhe për ftohjen e laptopit tuaj.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Mbajtësen më të lirë në tregun onliine e gjeni në Gjirafa50. Kushton 19.69 euro, ka ngjyrë të bardhë dhe është e brendit Ergo. Mund të vendosen laptopë me ekran nga 11 inch deri në 17 inch. Ka 6 pozicione të pjerrtësisë.

Për pak më shumë – 21.50 euro – në Gjirafa50 mund të porosisni mbajtësen për laptop që shërben edhe si ftohës për pajisjen tuaj. Është e brendit Connect dhe ofron katër pozicione të pjerrtësisë. Vjen edhe një kabllo USB-A për ta lidhur me laptopin tuaj.

Mbajtëse gjeni edhe në dyqanin online 75Mall. Mbajtësja më e lirë kushton 39.90 euro dhe është e brendit Promate. Është prej alumini.

Dhe, mbajtësen më të shtrenjtë e gjeni po në 75Mall. Kushton 149 euro dhe është po ashtu e brendit Promate.


Për të parë më shumë oferta, kliko KËTU