E dini se çfarë shpenzohet më së shumti në kuzhinë nga ato që nuk i hamë? Letra e kuzhinës.
Përdoret për çdo gjë, shpesh edhe në vend të peshqirit dhe nëse e përdorni kaq shumë, atëherë bëni mirë të keni edhe një mbajtëse të bukur për të.
Në tregun online ka lloje të shumta dhe platforma SaKushton ua sjell ofertat, nga më e lira te më e shtrenjta.
Mbajtësen më të lirë për letër kuzhine e gjeni në Jysk. Është e punuar prej druri. Ka shtyllën ku futet letra dhe bazamentin e rrumbullakët. Është e gjatë 33 cm dhe kushton 7 euro.
Në Gjirafa50 gjeni më së liri e gjeni mbajtësen e brendit KingHoff. Kushton 17.94 euro. Ka shtyllën prej inoksi ku futet letra dhe bazamentin në formë katrori prej druri. Është e hijshme të qëndrojë në kuzhinën tuaj.
Në Gjirafa50, gjeni edhe mbajtëse të letrës që kapet në pllaka të qeramikës apo në ndonjë vend tjetër. Ka edhe një lloj kapaku prej inoksi që rëndon mbi të dhe ju ndihmon ta këpusni më lehtë letrën. Është e brendit Klausberg dhe kushton 19.43 euro.
Po ashtu edhe mbajtësja më e shtrenjtë në tregun online mund të porositet në Gjirafa50. Është e brendit britanik Swan Retro, e zezë por ka majat kufizuese me inoks. Kushton 41.80 euro. Ajo me ngjyrë të kuqe kushton 50 centë më lirë.
Për të parë më shumë, kliko KËTU