Mbajtëse të furçës, shampos e sapunit – ku e gjeni më së liri setin – SaKushton
main

Për çdo produkt që t'intereson,
munesh me kqyr sa kushton

SaKushton.com

Mbajtëse të furçës, shampos e sapunit – ku e gjeni më së liri setin

02.10.2023

Shperndaje:

Me një investim fare të vogël, ju mund të freskoni pamjen e banjës tuaj. E ky investim ka të bëjë me setin prej tri pjesësh, e që shërben për mbajtje të shampos për duar, sapunit të ngurtë dhe furçave të dhëmbëve. Pra bëhet fjalë për tri ose vende-vende edhe katër e pesë pjesë të ndryshme.

Platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Setin më të lirë e gjeni në marketin online 75Mall. Seti ka katër pjesë, plus një mbajtëse ku mund të lini kremra të ndryshme. Ofrohet ngjyra krem dhe hiri mbyllur. Kushton 4.90 euro. Materiali është plastikë.

Për 4.95 euro, po në 75Mall gjeni setin ngjyrë kaltër e hapur. Ka tri pjesë, mbajtësen për furça, shampo e sapun. Është nga materiali i plastikës, por ngjan sikur porcelan.

Për 5 euro, setin me tri pjesë e gjeni edhe në Jysk. Ofrohen disa ngjyra dhe materiali është plastikë.

Seti më i shtrenjtë mund të porositet në 75Mall. Seti ka 5 pjesë. Pos 3 standardeve, janë edhe mbajtësja bashkë me furçë për guacën e banjës si dhe një shportë e vogël. Janë nga materiali i plastikës, por ngjajnë si porcelan. Seti me zbritje nga 39.90 euro, ofrohet për 22.90 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU