Mbrojtese dielli për xhama të veturës – kërko më të lirin

21.08.2023

Shperndaje:

Jo të gjitha veturat kanë xhama të errësuara prapa për të mbrojtur fëmijët nga rrezet e diellit. Edhe ato që i kanë, nuk mjaftojnë për t’i pritur rrezet gjatë verës.

Në tregun online gjeni mbrojtëse për rreze të diellit, të thjeshta dhe me figura për fëmijë dhe platforma SaKushton ka analizuar e krahasuar çmimet e tyre.

Mbrojtëset më të lira i gjeni në 75Mall. Janë të thjeshta, pa figura, të zeza dhe me dimensione 44 cm x 35 cm. Dy copë kushtojnë vetëm 1.50 euro. Janë të brendit Alta.

Për 1.90 euro, në këtë dyqan gjeni mbrojtëset me figrën e Frozenit. Pra janë për vajza. Në xham ngjiten përmes gomës që kanë dhe me vakum.

Ka mbrojtëse që i ngjitni lart në xham me kapëse. Për djem, i gjeni me një veturë dhe mbishkrimin Formula Racers. Një copë kushton 3.56 euro.

Më të shtrenjtat, në po këtë dyqan online, i gjeni ato me figurën e Micky Mouset. Seti me dy copë kushton 4.90 euro.

Për të parë më shumë, kliko KËTU