Flet ekspertja: A mbrohet konsumatori në Kosovë?

08.04.2021

Shperndaje:

Sa kushton për të gjetur çmimet e sakta përveç monitorimit në raft, edhe i blenë produktet. Kjo bëhet pasi ndodhë që produkti të mos ketë çmimin e njëjtë në raft dhe në kacë. Këtë gjë e konfirmon edhe Fatbardha Restelica nga një projekt i OJQ-së INDEP që ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorit. Në kuadër të ofrimit të hapsirës për analiza në faqen tonë kemi intervistuar Znj Restelica.  

INDEP ka një platformë që funksionon në media sociale dhe ueb ku mblidhen ankesat. Pastaj, krijohen një lidhje në mes të konsumatorëve organeve përgjegjëse dhe tregtarëve. 

Prinë sektori ushqimorë

“Në faqen tonë,më së shumti ankesa kanë ardhur në sektorin ushqimor. Përkatësisht, kemi pranuar më shumë se 300 ankesa për produkte pa afat dhe produkte që çmimi në raft nuk përputhet me çmimin në arkë” Pohon Restelica.  Këto të dhëna përputhen edhe me të dhënat zyrtare rreth ankesave. Zyrtarisht shumica e pakënaqësive vjen në sektorin e tregtisë. 

Mirëpo vlenë të theksohet se sektori i dytë më i madh për ankesa është ai i telekomit. Sipas zyrtarëve në këtë sektor ka “157 ankesa për praktika mashtruese, mospërfillje kontrate, shërbim jocilësor dhe faturime të padrejta”. 

Restelica shpjegon se kompanitë kosovare më së shumti kanë problem me dëmshpërblimin e konsumatorëve. 

“Bazuar në punën tonë të deritanishme, ne konsiderojmë që e drejta e cila respektohet më së paku në Kosovë dhe në masë të madhe nuk zbatohet është e drejta e konsumatorëve për kompensim dhe/ose dëmshpërblim”. 

Dëmshpërblimi i rallë

“Në Kosovë rrallë herë praktikohet kompensimi ose dëmshpërblimi ndaj konsumatorëve, sidomos kjo praktikë nuk zbatohet në tregun me pakicë shumicë. Kjo e drejtë është e drejtë themelore e konsumatorëve. Shumica e tregtarve zbatojnë praktikën e cila mundëson vetëm ndërrim të produkteve, jo kompensim”, shpjegon Restelica. 

Ajo shton se në këtë fushë nuk mungojnë institucionet dhe reagimi i tyre. Çka mungon më shumë është praktika e konsumatorëve që të mos raportojnë rastet kur shkelet e drejta e tyre. 

“Ne konsiderojmë se në Kosovë ka organe dhe institucione që i mbrojnë konsumatorët, por që konsumatorët hezitojnë ti kontaktojnë. Prandaj, ne po funksionojmë si urë lidhëse mes konsumatorëve duke i drejtuar ata kah institucionet gjegjëse”.

Ka përmirësime

Ajo sheh përmirësim në të tashmen dhe pret se situata do të avansohet edhe më tutje.

“Ne konsiderojmë që mbrojtja e konsumatorit në Kosovë po avancohet dhe organet kompetente po punojnë më kapacitete më të mëdha. Kjo padyshim se është edhe rezultat i punës sonë, por edhe i vetëdijësimit të përgjithshëm të qytetarëve, se ankesat e tyre duhet ti parashtrojnë në organe kompetente pasi vetëm kështu mund të marrin trajtimin e duhur. Në kë kaluarën, kemi parë praktika që konsumatorët ankesat i kanë shfaqur në rrjete sociale. Tash po shohim se numrat e ankesave të qytetarëvë në organe përgjegjesë, shembull Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë”.  Më shumë për mbrojtjen e konsumatorit